Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka kritikuar idetë e homologut të tij francez, Emmanuel Macron, për formimin e një “komuniteti politik evropian” në mes të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, shkruan AA.
Nauseda u tha mediave se ai është në favor të “formimit të komuniteteve politike paralele me Bashkimin Evropian (BE)”, por gjithashtu theksoi se idenë e themelimit të një “komuniteti politik evropian” ai e sheh si një “përpjekje për të mbuluar mungesën e dukshme të vullnetit politik ndaj dhënies së statusit kandidat Ukrainës”.
Duke theksuar se ideja e presidentit francez mund të çojë në “zhgënjime në palët ukrainase për këtë çështje, Nauseda tha se, “Kjo pa dyshim nuk është e mirë dhe para se të sugjerojë ide të tilla, dikush duhet të pyesë Ukrainën nëse ideja do t’i përmbushte pritjet e tyre ose jo”.
Presidenti lituanez përmendi se nuk ishte “i zhgënjyer” për fjalimin e presidentit Macron mbi atë sesi procesi i anëtarësimit të Ukrainës në bllokun evropian mund të zgjasë me vite, si dhe theksoi se është i vetëdijshëm për këtë fakt”.
Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE katër ditë pasi Rusia nisi luftën në fund të muajit shkurt. Blloku akoma nuk i është përgjigjur thirrjes së presidentit Volodymyr Zelenskyy për të përshpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Në Strasburg, Macron ngriti një çështje për një “komunitet paralel evropian” në funksion të kritereve të rrepta të anëtarësimit në BE. Ai vlerësoi se do të duhen disa vite, madje edhe dekada që Ukraina të fitojë anëtarësimin nëse BE-ja nuk i ulë standardet për anëtarësim.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…