Viral

Njeriu i afërt i Ramush Haradinajt mori leje nga Serbia si shtetas serb për biznes në ‘Krahinën Autonome të Kosovë-Metohisë’

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti si këshilltar biznesmenin kosovar, Gazmend Abrashin që si shtetas i Serbisë kishte marrë leje nga autoritetet serbe për qëllme biznesore.

Në dokumentin e siguruar nga Syri net Kosova shihet se Abrashi është prezantuar si shtetas i Republikës së Serbisë, përderisa biznesi i tij ‘Feniks Farma DOOEL’ kishte fituar të drejtën e shpërndarjes së prodhimeve farmaceotike drejt Kosovës të cilës i referohet si ‘Krahinë Autonome e Kosovë-Metohisë’, shkruan Syri net Kosova.

Më tej në dokument thuhet se për lëshimin e kësaj leje nga Autoriteti i Konkurrencës së Serbisë, kompania farmaceotike e Abrashit kishte kryer detyrimin financiar prej plot 25 mijë euro.

“MIRATOHET në procedurë të shkurtuar përqendrimi i pjesëmarrësve në treg si rrjedhojë e marrjes së kontrollit të drejtpërdrejtë mbi shoqërinë “Feniks Farma DOOEL” [sh.p.k.], me seli në adresën ul. Jadranska magistralna, br. 31, Skopje-Butel, RIJ Maqedoni, regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë me numër 5519578, sa i përket shpërndarjes së synuar të prodhimeve farmaceutike në territorin e Krahinës Autonome të Kosovë-Metohisë, duke përfshirë krejt “Listën e aseteve dhe kontratave kyçe” të datës 2 nëntor 2015, dhe që kontrollohet nga personi fizik Gazmend Abraši, shtetas i Republikës së Serbisë”

“KONSTATOHET se shoqëria “Feniks Farma DOOEL” [sh.p.k.], me seli në adresën ul. Jadranska magistralna, br. 31, Skopje-Butel, RIJ Maqedoni, ka përmbushur në plotëni detyrimin e saj për të paguar tarifën e lëshimit të këtij vendimi më 9 dhjetor 2015, duke paguar shumën prej gjithsej 25.000,00 euro (me fjalë: njëzetë e pesë mijë euro) në dinarë të kundërvlershëm sipas kursit mesatar të këmbimit të Bankës Kombëtare të Serbisë në ditën e pagesës, në llogari të Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës, të hapur pranë Departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave”, thuhet mes tjerash në dokument.

Kujtojmë se Gazmend Abrashi ka qenë deputet i AAK-së, por në prag të zgjedhjeve të fundit është larguar nga kjo parti.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago