Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë është raportuar sot, orët e pasdites në Gjakovë, ku një 21-vjeçare ka rrahur babain e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rasti ndodhi për shkak të një zënke që vajza kishte paraprakisht me babain e saj, lidhur me paratë.
Sipas deklaratës së viktimës, vajza e ka sulmuar babain, pasi ky i fundit nuk kishte pasur para aq sa i kërkonte e bija, duke i thënë se nuk e kishte marrë rrogën.
Por siç duket kjo nuk i bëri përshtypje vajzës, e cila pa një pa dy e gjuajti babain me këpucë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime dhe iku nga shtëpia.
Si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë vënë në lëvizje dhe kanë shpallur në kërkim vajzën e dyshuar për dhunë në familje dhe ndaj saj, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast.
Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se e dyshuara ndodhet akoma në arrati.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…