Categories: Viral

PAMJE SI NE FILMA/Shikoni vrasjen e robit rus të luftës nga ushtria ukrainase, BBC analizon se çka fshihet pas këtyre pamjeve

Rrjeti BBC analizoi sot një nga videot e rënda që vijnë nga zona e luftës në Ukrainë ku shihet sesi në dukje, forcat ukrainase qëllojnë për vdekje një ushtar të lidhur rus.

Pamjet ishin filmuar në rrugën perëndimore të kryeqytetit Kiev, nga ku po tërhiqen forcat ruse.

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha dje se ishte në dijeni të videos e cila “sigurisht që do të hetohet”.

Në analizën e BBC thuhet se video tregon katër njerëz në uniforma ushtarake të shtrirë përtokë, një prej të cilëve ka duart të lidhura prapa kurrizit.

Tre prej tyre nuk lëvizin, ndërsa njëri është ende gjallë, edhe pse i plagosur rëndë. Një burrë thotë me fjalë të rënda”[sharje] Lëre aty!” ndërsa një tjetër përgjigjet “Nuk dua ta lë aty”. Atehere një ushtar (fytyra e të cilit nuk shihet në video) e qëllon atë disa herë me plumba derisa ushtari i shtrirë nuk lëviz më.

Video më pas sillet rrotull dhe tregon ushtarë të tjerë që tërhiqen.

Të gjithë trupat e shtrirë janë të veshur me uniforma ushtarake dhe kanë pellgje gjaku pranë tyre.

Një prej fytyrave të tyre mund të shihet, kurse të tjerët janë të shtrirë me fytyrë në asfaltin e rrugës.

BBC thotë se ka lokalizuar incidentin në rrugën kryesore jashtë qytezës së Dmytrivka në perëndim të Kievit. Rruga lidh Dmytrivka me Irpin e Bucha.

Skenat e rënda në video përputhen me panoramën e zonës në Google Street View.

Imazhet satelitore të marra nga vendi më 31 mars duket se tregojnë shenjat e gjakut në rrugë.

Nuk dihet dita kur është filmuar video por është bërë gjatë pasdites, prej pozicionit të hijeve në rrugë.

Versioni i parë i saj është publikuar me mars, që do të thotë se është xhiruar pasditen e 29 marsit ose më herët.

Shumica e të dhënave vijnë nga ajo që thuhet në video.

Një nga ushtarët që qëndron mbi trupat e shtrirë thotë: “ja ku janë, mbrojtësit e ushtrisë ruse.”

Në video shihet dhe një mjet i blinduar me shenjën V në anë – siç shenjojnë shpesh trupat ruse mjetet e tyre.

Dy nga njerëzit e shtrirë mbajnë rrip krahu të indentifikuar shpesh me forcat ruse në Ukrainë.

Rreth mesit të kohës së pamjeve në video shihet fytyra e një prej ushtarëve, dhe më zbehtë dy fytyra të dy ushtarëve të tjerë.

Nga të dhënat e disponuara fytyra duket se i përket një gjeorgjiani me lidhje në Ukrainë, por BBC nuk e emëronte atë prej pasigurisë së identifikimit kompjuterik.

Teksa kamera shesh nga burri me mjekër, një tjetër thërret “Rroftë Ukraina”, të cilës i përgjigjet në të njëjtën mënyrë dhe burri me mjekër. Më tej dikush përmend fjalën “Gruziny” që në gjuhën ruse do të thotë “gjeorgjian”.

Audio përfundon me një burrë që thotë: “Mos ejani më në vendin tonë (sharje).”

Ministria ukrainase e mbrojtjes ende nuk ka komentuar për pamjet.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

3 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

3 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

3 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

3 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

3 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

3 months ago