Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka komentuar lëvizjen e Rusisë për të emëruar në krye të ushtrisë gjeneralin e ri, Alexander Dvornikov.
Sullivan e ka etiketuar atë si “Kasapi i Sirisë”, ndërsa shtoi se taktikat e tij barbare i përshtaten stilit të luftës së Rusisë.
Gjenerali Alexander Dvornikov, 60 vjeç, ka udhëhequr më parë operacionet ruse në Siri, ku forcat ruse janë akuzuar për shënjestrim të qëllimshëm të zonave civile. Ai më parë kishte shërbyer edhe në Çeçeni.
Duke folur për Face the Nation të CBS të dielën, Sullivan tha se ai beson se emërimi i Dvornikov është një shenjë që Rusia planifikon të vazhdojë taktikat mizore të luftës, të stilit “tokë e djegur”.
“Ne kemi parë mizori, krime lufte, vrasje masive dhe imazhe të tmerrshme e tronditëse nga qytete si Bucha dhe sulme me raketa në Kramatorsk,” tha ai. “Unë mendoj se ky veprim është një tregues se ne do vazhdojmë të shohim më shumë raste të tilla.
Moska ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e civilëve në Bucha dhe i përshkroi raportet e trupave të shpërndara nëpër rrugë atje si lajme të rreme. Por vlerësimit të Sullivanit iu bë jehonë nga gjenerali David Petraeus, një ish-drejtor i CIA-s.
“Rusët ishin të njohur në Siri, kryesisht për “shpopullimin” e zonave. Kjo është ajo që ata i bënë Alepos,” tha Petraeus në CNN. “Kjo është ajo që ata bënë në zona të tjera. Dhe unë mendoj se ne mund ta presim këtë.”
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…