Categories: Viral

Paralajmërimi serioz i Gjermanisë: Mos supozoni se Putini ‘imperialist’ nuk do të suImojë vendet e tjera

Gjermania lëshon një paralajmërim serioz për vendet e botës, veçanërisht për ato që janë afër Rusisë. Kancelari Olaf Scholz, i cili priti në Berlin kryeministret e Suedisë dhe Finlandës, këshilloi që askush të mos supozojë se Putini nuk do të suImojë shtetet e tjera, pasi shkeli ligjin ndërkombëtar me luftën në Ukrainë.
“Ishte e qartë për të gjithë ne se kufijtë nuk do të lëvizeshin me forcë dhe se sovraniteti i vendeve duhet të respektohet. Rusia e shkeli këtë ligj dhe prandaj askush nuk mund të supozojë se presidenti rus dhe qeveria ruse nuk do ta shkelin ligjin me dhunë në vendet e tjera në një rast tjetër. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë vendosëm të zgjerojmë shpenzimet tona të mbrojtjes”, u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz.

Kancelari konfirmoi se Gjermania do të mbështesë Finlandën dhe Suedinë nëse ato vende do të vendosin t’i bashkohen NATO-s. Dy kryeministret, Magdalena Andersson dhe Sanna Marin, gjenden në një vizitë dy ditore në Berlin për të diskutuar situatën me sigurinë në Europë, teksa në vendet e tyre kanë nisur një debat publik për të vendosur lidhur me aplikimin për anëtarësim në Organizatën ushtarake veri atlantike.

“Sanksionet e BE kundër Rusisë kanë nisur të shfaqin efektet e tyre dhe është e nevojshme të vazhdojmë t’i zgjerojmë ato. Rusia duhet të kuptojë se ne jemi në këtë për një kohë të gjatë”, tha kryeministrja e Finlandës Sanna Marin.

“Suedia, si vendet e tjera, po i përshtatet rrethanave të reja. Ndërtimi i mbrojtjes sonë kombëtare po përshpejtohet dhe ne po pasqyrojmë vendimin e guximshëm gjerman për të rritur shpenzimet tona të mbrojtjes në 2% të PBB-së dhe ne do ta bëjmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur praktikisht”, deklaroi kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson.

Ndërkohë, Scholz më herët, gjatë një interviste për median Stern, akuzoi presidentin Putin për politika imperialiste dhe se vendet fqinje I konsideron si kopshtin e Rusisë. Kancelari gjerman tha se shefi i Kremlinit dëshiron të zgjerojë territorin e vendit të tij duke shtyrë kufijtë me dhunë, në një përpjekje për të risjellë të shkuarën, Bashkimin Sovjetik.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago