Aktivisti rus për të drejtat e njeriut dhe ish-kampioni i botës në shah, Garry Kasparov tha se ai ka parashikuar luftën në Ukrainë në vitin 2014, kur e kishte quajtur presidentin Putin si ‘luftënxitës’.
Në një shkrim të gjatë në ‘Twitter’, Kasparov tha se ai beson që Putin nuk do të ndalet me Ukrainën dhe se ekziston rreziku për nisjen e një lufte të gjerë bërthamore.
Ai shkruan: “Shtëpia e Bardhë e Biden dhe mbrojtësit e saj mediatik po i përsërisin qëndrimet e administratës Obama të vitit 2014. Përmbajtje heroike! Çfarë lidershipi! Jeni shumë kokë-nxehtë, mjeshtri Kasparov, le të presmi dhe të shohim. Në pritëm. Ne po shohmi.”
Ai tha se ai beson që arsyesja pse Perëndimi nuk po bën më shumë për të ndihmuar Ukrainën është sepse: “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dëshirojn të kthehen në korrupsionin e tyre të rehatshëm, duke blerë naftën dhe gazin rus, duke vendosur sanksione të dobëta, fjalë boshe rreth demokracisë, duke ftuar Putinin në samite. Diktatorët gjithmonë eskalojnë dhe Perëndimi vazhdoi të zbrapsej. Por këtë herë është nje problem: Ukraina refuzon të zbrapset.”
Më herët gjatë këtij muaji, Kasparov, ish-udhëheqës i Fondacionit për të Drejtat e Njeriut me bazë në New York dhe që kishte luajtur rol aktiv në lëzijet protestuese kundër Kremlinit kur ai jetonte në Moskë, u shpreh për Reuters se nuk mund të ketë paqe në regjion derisa Putin nuk largohet nga pushteti.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…