Mersin dhe Aklen Myftarago janë dy vëllezërit të cilët humbën jetën mëngjesin e së shtunës në Itali.
Shqiptarët që jetonin në Arcille, një fshat i Campagnatico ishin punëtorë bujqësie dhe mëngjesin e së shtunës ishin nisur për në punë:
i vogli nga të dy kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij pret një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë.
Në aksidentin frontal mes dy makinave, nga përplasja mbeti i plagosur një tjetër shqiptar, Redion Arapi 28 vjeç, me banim në Scansano, i cili u transferua në Misericordia.
Ai po kthehej në mëngjes në shtëpi dhe sapo u shpëtua nga mjekët iu nënshtruar testit të drogës dhe alkoolit.
Dy vëllezërit po udhëtonin me një Peugeot, i cili pas përplasjes së tmerrshme me makinën Audi të shqiptarit tjetër, i cili erdhi në drejtim të kundërt, përfundoi në gropën anësore të rrugës.
Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…