Categories: Viral

Prej disa ditësh në SHBA, me kë po takohen e çfarë aktivitete po bëjnë Kurti, Osmani e Haradinaj?

Kryeministri Kurti ka nisur vizitën e shumëpritur në ShBA që nga e premtja, e përtej Atlantikut kanë udhëtuar edhe presidentja Vjosa Osmani e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj veçse nga kontintente të ndryshme. Osmani ka fluturuar në Washington nga Amerika Latine. Por çfarë po bëjnë këto figura politike në Amerikë e me kë po takohen?

Kryeministri Kurti ka qëndruar në Washington DC por deri tash s’ka realizuar ndonjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë, Departament të shtetit apo Dhomën e Përfaqësuesve, shkruan Gazeta Express.

Në kryeqytetin amerikan, Kurti ka takuar kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright me të cilën ka biseduar për Negociatat e Programit të Kompaktit për Kosovën.

Kreu i qeverisë nga bregu lindor i ShBA-së ka udhëtuar për në bregun perëndimor, ku ka qëndruar në qytetin e teknologjisë në San Francisco dhe është takuar me drejtuesit të rrjetit të njohur social të punësimit LinkedIn, të cilët i ka ftuar që të investojnë në Kosovë.

Pas disa ditë qëndrimi në disa shtete të Amerikës Latine, presidentja Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të konferencës së Mynihut.

Sipas zyrës për media të Presidencës, shefja e shtetit do të flasë në panelin për siguri energjetike dhe në dy evente tjera, ndërkaq përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse do të diskutojnë për situatën e sigurisë në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe forcimin e partneritetit transatlantik.

Presidentja Osmani në kuadër të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut ka takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takoi edhe zyrtarë të administratës amerikane, kongresistë e senatorë, ministra nga shtete të ndryshme si dhe përfaqësues të think- tanks nga Amerika e Evropa

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar disa takime në SHBA ku po qëndron që nga e shtuna.

Haradinaj ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra” dhe poashtu ka takuar ambasadorin Frank Wisner të cilit i ka dhuruar medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”.

Kreu i AAK-së në SHBA ka bërë homazhe pranë varrezave të vëllezërve Bytyçi të cilët u kidnapuan nga shteti serb dhe u gjetën të vrarë në një varrezë masive.

Ish-kryeministri Haradinaj në vazhdën e takimeve të tij në Amerikë ka takuar edhe Kongresmenin Richie Torres dhe ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago