Categories: Viral

Profesori amerikan: Kurtit nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Uashington që nga marrja e detyrës

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj përshkrimit që senatori Chris Murphy, ka bërë për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor dhe takimet nw Beograd e Prishtinë që kanë pasur me liderët. Serwer e ka kritikuar Murphy’n pwr afërsinë e tij me Vuçiqin, siç e ka përshkruar vet senatori dhe raportin e tij me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.

Serwer thotë se senatori Murphy është i shoqërueshëm me Vuciqin por jo edhe me Kurtin.

Sipas profesorit amerikan, arsyeja pse kryeministrit Kurti nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Washington ka të bëjë me mungesën e progresit në dialog, për të cilin Shtëpia e Bardhë e fajëson Kurtin.

“Rrënja e kësaj shoqërie është e qartë në rrëfimin e senatorit: Vuçiç shpesh darkon me Murphyn kur Presidenti është në Uashington. Do të ishte e vështirë për Murphyn të kishte të njëjtat marrëdhënie me kryeministrin e Kosovës Kurti, i cili është ekuivalenti funksional i Vuçiqit në Kosovë. Kurtit nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Uashington që nga marrja e detyrës. Kjo sepse Uashingtoni e fajëson atë për mungesën e progresit në dialogun me Beogradin. Senatori duket se pajtohet me këtë karakterizim.Unë nuk pajtohem. E vetmja pengesë për arritjen e asaj që Senatori e identifikon si objektivin kryesor të dialogut – njohjen reciproke nga dy shtetet sovrane dhe të pavarura – është refuzimi i Serbisë për të shqyrtuar propozimin. Dialogu do të ishte thjesht një bisedë normale mes fqinjëve, përveç kësaj”, thotë Serwer.

Tutje, Serwer thotë se ambiciet irredentiste në Ballkan janë njësoj të rrezikshme sikur në provincat lindore të Ukrainës.

“Serbia ka ofruar vetëm një alternativë ndaj njohjes reciproke: kontrollin de jure nga Beogradi (ose përmes një shkëmbimi tokash ose përmes një Asociacioni të Komunave Serbe me fuqi ekzekutive) mbi popullsinë me shumicë serbe në veri të lumit Ibër në Kosovë. Kjo ambicie irredentiste është po aq e rrezikshme në Ballkan sa edhe ambicia e krahasueshme e Rusisë për të kontrolluar provincat Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës. Dhe irredentizmi i Serbisë është më pak i bazuar. Popullsia e komunës më të madhe dhe më të rëndësishme në veri të Ibrit para luftës nuk ishte shumicë serbe. Shumica e serbëve në Kosovë ende jetojnë në jug të Ibrit”, thotë ai.

Profesori amerikan poashtu kritikon senatorin Murphy se gjatë vizitës në Beograd s’e ka ngritur si çështje ambicet territoriale të Vuçiqit ndaj Kosovës apo përkrahjes që ia jep Dodikut.

“Nuk ka asnjë shenjë në rrëfimin e senatorit për vizitën e tij në Beograd se ai e këshilloi Vuçiqin për ambiciet e tij territoriale në Kosovë ose mbështetjen e tij për ndarjen e Bosnjes nga Milorad Dodik Shpresoj që kur të mbledhë grupin e tij të punës në Kongres, Senatori do të sigurojë që këto çështje të jenë prioriteti kryesor në diskutim. Ata gjithashtu duhet të jenë në meny kur ai të darkojë me presidentin Vuçiq. Senatori duhet të hyjë më thellë”, ka shkruar Serwer.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago