Categories: Viral

“Putin është në luftë me NATO-n”/ Vjen deklarata e bujshme: Ja vendet që dëshiron t’i pushtojë pas Ukrainës!

Lufta në Ukrainë, e nisur nga Rusia po shkon drejt mbushjes së muajit të dytë në vazhdim. Që nga 24 shkurti i kaluar, ushtria ruse ka marrë kontrollin e disa pikave kyçe në vend dhe ka rrethuar qytete si Mariupol.

Megjithatë, pamundësia e marrjes së Kievit, rezistenca e trupave ukrainase, numri i madh i ushtarëve të vrarë në luftime dhe një sërë dështimesh logjistike, e kanë detyruar Kremlinin të ripërshtatë strategjinë fillestare, që ishte kapja e plotë e Ukrainës.

Deri në atë pikë sa, pas disa ditësh stanjacioni, Rusia e ka përqendruar objektivin e saj në Donbas, një territor i dominuar nga rebelët pro-rusë. Gjatë kësaj kohe, në mes të bisedimeve me Ukrainën për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes dhe me sanksionet ndaj ekonomisë ruse të shpallura nga Perëndimi, edhe Moska është kundërpërgjigjur.

Këtë e ka bërë kundër atyre vendeve të varura nga nafta dhe gazi rus. Përveç kësaj, gjatë kësaj periudhe kohore ka pasur spekulime për mundësinë e një sulmi rus kundër territorit të NATO-s. Për atë që po ndodh foli edhe oligarku rus Mikhail Khodorkovsky.

Në një intervistë dhënë për ‘CNN’, njeriu më i pasur në Rusi në vitin 2004, me një pasuri prej më shumë se 10 miliardë euro sipas “Forbes”, shpjegoi se cili do të ishte objektivi i ardhshëm i liderit të Kremlinit: “Unë jam i bindur që, nëse Putin mendon se ka fituar në Ukrainë, hapi tjetër do të jetë të marrja nën kontroll të vendeve baltike”.

Estonia, Letonia dhe Lituania janë pjesë e NATO-s që nga viti 2004. Megjithatë, Khodorkovsky ka siguruar median e lartpërmendur se Putin nuk është në luftë me Ukrainën: “Putini është në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ai flet kundër Putinit. Në një intervistë tjetër me “France24”, ai argumentoi se pushtimi i Ukrainës nënkuptonte “vetëvrasje politike” për Putinin: “Nuk mund të fitosh në Ukrainë, edhe nëse merr Kyivin apo Kharkovin”. Khodorkovsky kaloi nëntë vite në burg pasi, sipas versionit të tij, Putin e akuzoi për kryerjen e krimeve financiare.

Nëse Putini vendos të sulmojë territorin e NATO-s, cilido qoftë ai, do të përshkallëzonte konfliktin luftarak që filloi në shkurt në Ukrainë në një shkallë globale, kështu që vendet anëtare të organizatës do të rrisnin përfshirjen e tyre ushtarake kundër Rusisë.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago