Categories: Viral

‘Putin merr fund, i kaloi të gjitha vijat e kuqe’/ NATO do hyjë në Ukrainë? Londra: Nëse rusët kanë përdorur armë kimike, nisim trupat!

Nëse provohet se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë, Britania dhe aleatët e saj perëndimorë mund të nisin trupa në këtë: paralajmërimi më i fortë deri tani për ndërhyrjen e perëndimit në nje konflikt të cilin është përpjekur shumë ta shmangë, vjen nga ministri britanik i forcave të armatosura, James Heappey, i cili thotë se “se të gjitha mundësitë janë në tryezë lidhur me mënyrat sesi do të reagojë perëndimi”.

Rusia, u shpreh ai do të konsiderohet përgjegjëse ndërsa përsëriti komentet e sekretares së jashtme, Liz Truss se përdorimi i “armëve kimike është i neveritshëm” dhe i kalon kufijtë.

James Heappey: Po punojmë për verifikimin, sepse ai është është padyshim shumë i rëndësishëm. Nëse janë përdorur armë kimike, ky është një moment shumë i rëndësishëm për kryeministrin Boris Johnson dhe krerët e tjerë të qeverive në mbarë botën.

Presidenti Putin duhet të jetë i vetëdijshëm se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm.

Vetë presidenti rus vazhdoi të këmbëngulë se aksioni ushtarak në Ukrainë synon të garantojë sigurinë e vendit të tij, dhe se objektivat e tij do të përmbushën.

Teksa vizitonte qendrën e lëshimit hapësinore, Vostochny, Vladimir Putin e akuzoi Ukrainën se ishte shndërruar në një “urë urë anti-ruse” ku “po kultivoheshin filizat e nacionalizmit dhe neo-nazizmit”.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë e kanë hedhur poshtë pretendime të tilla, të përdorura si justifikim për agresionin. Ndërsa i mëshoi sërish idesë se bëhet fjalë për një “operacion special ushtarak” rus, shefi i Kremlinit përsëriti se qëllimi është mbrojtja e njerëzve në zonat lindore të Ukrainës, të kontrolluara nga rebelët e mbështetur nga Moska.

Ai shtoi se fushata kishte për qëllim “të garantonte sigurinë e vetë Rusisë”. “Ne nuk kishim zgjidhje tjetër”, u përpoq të argumenonte ai, ndërsa theksoi se “ nuk ka dyshim që t’i arrijmë qëllimet tona”.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

3 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

3 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

3 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

3 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

3 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

3 months ago