Në Beograd është shënuar Dita e Fitores kundër Fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.
Manifestimi “Regjimenti i Pavdekshëm” ka sjellë në rrugët e kryeqytetit serb mesazhin se “Serbia dhe Rusia kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë”.
Pas paradës nëpër qendër të qytetit, pjesëmarrësit vendosën kurora dhe qirinj në Varrezat e Çlirimit të Beogradit, aty u panë edhe ambasadori rus në Serbi Aleksandar Botsan Kharchenko dhe përfaqësuesit e qeverisë serbe ministrat Nenad Popoviq dhe Aleksandar Vulin, por asnjë zyrtar shtetëror nuk ka pranuar të flasë për marrëdhëniet aktuale ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, raporton H1 Beograd.
Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, theksoi se “Serbia dhe Rusia kanë qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë” dhe tha se gjeneratat e sotme e kanë obligim “të mbrojnë dy vlerat më të mëdha të Serbisë – lirinë dhe pavarësinë”.
Në tubim, bashkë me thirrjet “Urra”, “Rroftë Rusia”, “Rroftë Putin”, është bartur një figurë prej letre me imazhin e presidentit rus, si dhe shkronjën e madhe “Z”, një simbol nën të cilin Trupat ruse hynë në Ukrainë më 24 shkurt.
Por televizioni RTS ndryshe nga vitet e kaluara, nuk e transmetoi paradën drejtpërdrejt në Sheshin e Kuq të Moskës, në shënimin e 77-vjetorit të Ditës së Fitores.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…