Categories: Viral

Qeveria thotë se ka arritur t’i bindë disa shtete për liberalizimin e vizave

Qeveria e Kosovës është zotuar se sivjet do të ndërmarrë disa hapa drejt konkretizimit të proceseve integruese në Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, nga Qeveria thonë se janë duke punuar ngushtë me shtetet që janë skeptike për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Për këtë proces, Qeveria thotë se ka arritur që t’i bindë disa prej tyre, por nuk specifikon cilat.

“Po bëhen katër vjet që çështja [e vizave] ka ngecur në Këshillin e BE-së, pra te vendet anëtare.

Falë punës në sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe zhvillimeve pozitive në performancën ekonomike, ne kemi arritur që disa shtete hezituese dhe neutrale t’i kthejmë në favor të mbështetjes për liberalizim”, thonë nga Qeveria.

Sipas tyre, për heqjen e vizave është plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës në udhërrëfyesin për liberalizim.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Në Evropë, vendet e vetme që nuk kërkojnë viza për qëndrim deri në 90 ditë në vit për kosovarët, janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Kosova është, po ashtu, e vetmja në rajon që nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE. Por, nga Qeveria thonë se aplikimi në këtë bllok pritet të bëhet në pjesën e dytë të vitit 2022.

“Synimi ynë është që në pjesën e dytë të vitit, bazuar në vlerësimet për punën dhe reformat tona, të kemi një momentum pozitiv dhe të arrihet konsensusi ndërmjet 27 vendeve anëtare [të BE-së], që pas prezantimit të aplikimit tonë, Këshilli i BE-së të ftojë Komisionin Evropian që të përgatisë pyetësorin për vlerësimin e gatishmërisë për shtet kandidat”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës dhënë Radios Evropa e Lirë.

Krahas këtyre përgatitjeve, Qeveria thotë se, brenda pak kohësh, do të aplikojë për anëtarësim edhe në Këshillin e Evropës – organizatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë – si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago