Categories: Viral

S’e duronte dot të bijën e sëmurë/ Dyshohet se nëna i ka marrë jetën 3-vjeçares

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen misterioze të tre motrave në Patra të Greqisë, të cilat dyshohen se janë vrarë nga e ëma e tyre Roula Pispirgou. 33-vjeçarja ndodhet në paraburgim nën akuzën se i ka dhënë të bijës 9-vjeçare Georgina ketaminë, një substancë toksikologjike që shkakton vdekje graduale te trupi i njeriut.

Por nuk mbaron me kaq autoritetet greke thonë se një lëndë dyshuese është gjetur edhe në trupin e vajzës së dytë të familjes,Malena.

Sipas ekzaminimeve toksikologjike në trupin e Malenës është gjetur një lëndë kimike e re, e cila nuk rezulton e regjistruar në raportin mjekoligjor të Malenës pas vdekjes së saj.

Sipas ekspertëve substanca e gjetur në trupin e Malenës nuk rezulton të ketë qenë pjesë e ilaçeve dhe trajtimit mjekësor që vogëlushja merrte në periudhën që vogëlushja ishte shtruar së spital.

Çfarë thonë mjekët ligjorë?

Për analizat e reja toksikologjike që po kryhen për Malenën, po ndiqet saktësisht e njëjta metodë që zbuloi prexencën e ketaminës në trupin e Georgina dhe çoi në arrestimin dhe dërgimin në paraburgimin e Roula Pispirigout.

Prezenca toksikologjike në trupin e Malenës po matet për të përcaktuar sasinë dhe llojin e saktë të substancës që është identifikuar te trupi i vogëlushes, për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vepër penale, si në rastin e Georginës.

Malena u shtrua në spital në fund të marsit të vitit 2019, ku u diagnostikua me leuçemi limfoblastike.

Ajo vdiq papritur pas përfundimit të trajtimit të parë të kimioterapisë.

Mjekimi që i është dhënë fëmijës po hetohet për të përcaktuar nëse substanca e re është administruar nga një person që nuk kishte asnjë lidhje me personelin mjekësor.

Mjekët thonë për mediet greke se duhet bërë testi toksikologjik, pasi nuk përjashtohej administrimi i një lënde toksike apo anestetike dhe më pas të jetë tentuar vdekja e vajzës 3.5-vjeçare.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago