Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka folur pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u mbajt një ditë pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Serbia është në një situatë shumë të vështirë. Udhëheqja jonë shtetërore është e ekspozuar ndaj presioneve të tmerrshme për të pranuar shkeljen vullnetare të integritetit territorial të shtetit tonë,” tha ai, raporton B92.
Ai tha se Serbia ka informacione se Kosova po mbështetet nga dy shtete të mëdha.
“Kemi marrë informacione se së paku dy shtete të mëdha po punojnë në mbështetje logjistike për Prishtinën për marrjen e njohjeve të reja, por edhe për ndalimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve”, tha ai.
Selakoviq po ashtu tha se katër shtete do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Si Ministër i Punëve të Jashtme i kam dorëzuar presidentit Vuçiq notat diplomatike të katër vendeve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare autorizoi Presidentin Vuçiq që sa më shpejt të informojë opinionin e gjerë për cilat shtete bëhet fjalë siç e sheh të nevojshme”, tha Selakoviq.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…