Categories: Viral

Serwer: simpatia e BE-së ndaj Kosovës do të ulet pas vendimit të Qeverisë lidhur me votimin në zgjedhjet serbe

Porositë që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, historikisht kanë pasur peshë të madhe në Kosovë. Por, porositë e fundit nuk janë shumë të mira për shtetin tonë.

I fundit që ka dhënë sinjale jo të favorshme për Kosovën është Daniel Serwer.

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, në një intervistë ekskluzive për Nacionale, ka treguar përshtypjet e tij lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, pas vendimit të Qeverisë për të mos i lejuar serbët të votojnë në zgjedhjet serbe sikur vitet e kaluara.

Eksperti, që është angazhuar më parë si ndërmjetësues ndërmjet popujve ballkanas të përfshirë në konflikte të armatosura dhe në konflikte tjera në botë, ka thënë se ndërkombëtarëve nuk iu pëlqen vendimi dhe ai do të sjellë pasoja në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian. Kjo për faktin se, sipas tij, simpatia e BE-së ndaj Kosovës do të dobësohet.

Serwer nuk është eksperti i parë amerikan që e vlerëson me pasoja vendimin për të mos lejuar serbët që të votojnë sikur vitet e kaluara. Një qëndrim të tillë e ka pasur edhe profesori tjetër amerikan, Edward P. Joseph, i cili i ka thënë Nacionales se vendimi i Qeverisë Kurti dëmton interesat e Kosovës dhe i çon përpara ato të Serbisë.

I N T E R V I S T A:

Nacionale: Si e vlerësoni vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos i lejuar serbët që jetojnë në Kosovë të votojnë në zgjedhjet në Serbi?

Daniel Serwer: Nuk ka asgjë të keqe nëse qytetarët serbë, të cilët jetojnë në Kosovë, votojnë në zgjedhjet serbe. Ekziston një praktikë anembanë botës që qytetarët jashtë territorit të shtetit të tyre të votojnë në zgjedhje. Problemi nuk është te votimi, por ku dhe si të votohet. Në të kaluarën serbët e Kosovës janë lejuar të votojnë në komunat e tyre, por ajo është bërë në bazë të një marrëveshjeje të veçantë të negociuar nga OSBE-ja, që nuk është e zakonshme për shtetet tjera. Qeveria e Kosovës vendosi të mos e lejojë një gjë të tillë. Prishtina mund ta bëjë këtë, por ndërkombëtarëve nuk iu pëlqen.

Nacionale: Cili është mendimi Juaj për reagimin e QUINT-it dhe si duhet të lexohet ai në Kosovë?

Daniel Server: Thënë shkurt dhe qartë, vendet e QUINT-it kanë shprehur pakënaqësi.

Nacionale: Si do të ndikojë kjo në dialog dhe arritjen eventuale të një marrëveshjeje përfundimtare?

Daniel Serwer: Mund ta ashpërsojë qëndrimin e Serbisë, por ai tashmë vetëm se është i ashpër. Megjithatë, ndikimi më i madh do të shprehet në simpatinë e Bashkimit Europian për Kosovën. Kjo simpati nuk është e madhe do do të dobësohet edhe më tej pas kësaj.

Nacionale: A konsideroni që Kosova mund të nxjerrë përfitime nga situata në Ukrainë dhe, nëse po, si?

Daniel Serwer: Lufta në Ukrainë është një katastrofë, nga e cila nuk mund të përfitojë askush, aq më pak Ukraina dhe Rusia. Por, është gjithashtu një paralajmërim se idetë e tipit “Bota Serbe” kanë pasoja të këqija.

Intervista është realizuar në gjuhën angleze.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago