Categories: Viral

Shatri tregon se si Haradinaj nga emocionet e mëdha kishte gjuajtur disa herë me revole nga gëzimi kur kuptoi se magjistralja Deçan-Gjakovë ishte nën kontrollin e UÇK-së

Pas bujës së madhe që Naser Shatri bëri me veprimtarin e tij si dhe me plagosjen e njeriut kyç të UDB-së, ai vendos të kthehet nga Suedia dhe t’i shërbejë atdheut duke u bërë pjesëtar i UÇK-së, shkruan GazetaDemos.

Shatri në emisionin n’Demos tregoi edhe se si, kur dhe me kë vendosi t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë paraprakisht kam qenë në ngjarje, por për të ardh deri tek futja në UÇK ka qenë fillimi i prillit, ku së bashku me Nasim Haradinajn, Xhabir Zharkun dhe shumë të tjerë, shkojmë në Tropojë dhe aty katarosh me armë të ngjeshura futemi në Kosovë për ta ndihmuar popullim tim dhe Kosovën”, u shpreh Shatri.

Shatri gjithashtu tregoi se në cilën zonë u vendos së pari dhe si u takua për të parën herë me Ramush Haradinajn.

“Me 100 kuaj të ngarkuar dhe duke na prirë Ramush Haradinaj së bashku edhe me të tjerët ne u vendosëm në Gllogjan.

Paraprakisht shkuam në Jabllanicë, u shkarkuam aty, pushuam aty dhe ushtarët që ishin nga zonat e tjera shkuan rrugës së vet.

Ne u ndalëm në Jabllanic dhe pastaj u nisëm për në Gllogjan në një natë shiu ku në traktorin që ishte plotë armatim ishte edhe Ramush Haradinaj, në fillim se njoha… dhe arritëm në Gllogjan ku dhe filluam një organizim pak më ndryshe të UÇK-së.

Mua në fillim më kanë derguar në Gramaqel ku kam qenë komandant për mobilizim, Shtabi i Gllogjanit më ka dërguar”, tha ai.

“Pastaj më kanë derguar në Prelep. Në Prelep është bërë një betëj shumë e madhe. Forcat serbe pas pesë javë dite s’kanë mujt të futën në Prelep, s’kanë mujt, se nuk i kemi lënë. Vinin edhe nga Gllogjanin na ndihmonin, herë pas here”, tregoi kështu Shatri.

Një ngjarje mjaft emocionuese Shatri e ndau n’Demos, ku tregoi se ish-kryeministri Ramush Haradinaj gjatë kohës kur Shatri ishte komandant dhe i raportoi se magjistralja Deçan-Gjakovë ishte në kontrollin e UÇK-së, nga emocionet e mëdha Haradinaj edhe kishte gjuajtur me armë.

“Aty është bërë një organizim shumë i mirë. Më kujtohet kur është ardh Ramush Haradinaj dhe unë i kam raportuar tek dyert e familjes Dabiqaj ku edhe rrinim, aty i kam raportuar duke i thënë:

Zotri Komandant, magjistralja Deçan-Gjakovë ndodhet e kontrolluar nga forcat tona të UÇK-së.

Ai nga emocionet për çka i raportova, ushtarakisht hoqi revolen dhe qiti përpjetë, më tha të lumtë dhe ma dha dorën”, tregoi mes emocionev ish-ushtari dhe veprimtari i UÇK-së. /GazetaDemos/

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago