Categories: Viral

Shqiptarja ngriti në këmbë jurinë e “The Voice Finland”, surprizohet live nga mësuesja e saj, Teuta Kurti

Argjenda Aliu është shqiptarja që po bën namin në “The Voice of Finland”. 16 vjeçarja ka bërë që të kthehen të gjithë anëtarët e jurisë, madje edhe të ngrihen në këmbë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar të gjithë rrugëtimin e saj deri më tani, me shpresën për të fituar.

“Unë jetoj në Finlandë, kam lindur këtu dhe flas shqipen shumë mirë. Sepse prindërit na sjellin dy herë në vit në Kosovë, sepse kemi dhe familjen aty.

Kemi kënduar me motrën shumë dhe kur kemi jetuar në Angli. Kemi kënduar pafund. Unë kam mësuesen nga Kosova, Teuta Kurti. Ne bëjmë mësim online. I jam shumë falenderuese asaj.

Unë kam një emër arti. Nuk e kam menduar shumë gjatë, po kam vendosur emrin e gjyshes sime, Adile, që nuk jeton më. Ngjan edhe me këngëtaren që e dua shumë Adelen dhe kombinohen shumë bukur së bashku, janë dy njerëz që i dua shumë”, u shpreh Argjenda.

Më tej, 16-vjeçarja u surprizua nga mësuesja e saj e muzikës, këngëtarja, Teuta Kurti, e cila i ka munguar skenës.

Teuta tregoi si ka lindur bashkëpunimi mes tyre. Gjithashtu, zbuloi se është shkëputur nga skena, pasi është bërë nënë. Ajo madje premtoi se do të rikthehet shumë shpejt në festivale.

“Në fakt kjo zhdukje ka një prapavijë të bukur. Jam nënë e tre fëmijëe. Sigurisht që nuk është e lehtë shkëputja, por kur pata vendosur të bëhem nënë, sepse ata duan përkushtim.

Karriera ime më e mirë ka qenë kur u bëra nënë. Shkëputja nuk është e lehtë se unë ika menjëherë. Po kjo nuk do të thotë se unë nuk do të rikthehem.

Unë punoj si zysh muzike prej 13 vitesh te Shkolla Shtetërore e Muzikës.

Ishte nëna e Argjendës ajo që u lidha në fillim. Ishte krej rastësisht. I kam thënë cilëndo këngë të zgjedhësh do të kthehen, po kur ke shumë mundësi s’di kë të zgjedhësh. Argjenda më dëgjon shumë dhe kur student të do, atëherë puna ecën. Çdo ardhje e saj në Kosovë kemi pasur prova intensive, edhe kur iku kemi vazhduar online. Argjenda është shqiptarja e parë që ka ecur më shumë në një The Voice në botë, për shkak edhe të moshës së re”, deklaroi Teuta./abcnews.al

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago