Categories: Viral

Ta rrëqethin shpirtin/ Familja në Përrenjas me 200 bagëti, s’e shet dot qumështin

Nga Agim Blloshmi: Familja Ozuni është nga të paktat që ka mbetur në fshatin Mënik të Përrenjasit. Deri në vitin 1990 jetonin 50 familje, ndërsa tani 7. Çelik Ozuni me djemtë e tij kanë investuar në blegtori. Kanë 150 dhi dhe 60 dele. Ferma është ajo që I mban në fshatin pa asnjë investim.

“Kemi 6-7 vite që e kemi ngritur. Nuk na ka përkrahur Bashkia për rrugën”, u shpreh Çelik Ozuni.

Vitet e fundit nuk shesin dot produktet, pasi kanë vështirësi të shkojnë në qytet prej rrugës së amortizuar.

“S’kemi mundësi ta çojmë në baxho se është rruga e keqe. 6 km është po është e prishur ,s’kemi leverdi të shkojmë poshtë e lart”, thotë Misir Ozuni.

“Po nuk u shit qumësht do shkojmë drejt falimentimit. Ka njerëz që duan ta marrin, por thonë se nuk vijnë dot prej rrugës”, u shpreh Çelik Ozuni.

“Duhet të kesh të ardhura përditë. Një familje e madhe s’mund të mbahet se s’dihet kur do shes djathin”, tha bashkëshortja e Çelik Ozunit.

Lulëzim Onuzi thotë se këtë vit janë rritur çmimet e ushqimit të bagëtive. Sipas tij nëse nuk do restaurohet rruga dhe s’do ulet çmimi I misrit do detyrohen të shesin të imtat.

“Do shkojmë drejt mbyllje se nuk kemi leverdi që të mbajmë bagëtitë. Që ti mbash bagëtitë duhet misër duhet tagji, nuk mbjellim dot se s’kemi tokë mjaftueshëm. Këtë misër e blemë 60 mijë kunjtalin po këto duan me ton. Më duhet 6-7 tonë në vit. Subvencionet e shtetit nuk më dalin. Duhet të shes qumështin të ushqej vetëm bagëtitë, jo të ushqehem vetë”, tha Lulzimi.

Nëse familja Ozuni po mendon të shesë bagëtitë të tjera familje kanë kohë që nuk kanë më të imta.

“I shita të gjitha blegtoritë dhe ngelëm.”

Fshati Mënik që dikur kishte shkollë dhe kopsht do të ketë gjithnjë e më pak banorë. Çiftet e reja po mendojnë të largohen.

“Tani mua mu rrit goca, duhet ta çoj në kopsht. Mundësi s’kam të shkoj me qira. Fshatin e braktisën. Të lë shtëpinë këtu a ta shes, të shes dhe bagëtitë të iki me qira në Librazhd. Shumë persona këtë kanë bërë për një rrugë se po të ishte rruga do vinte dhe mësuesi”, tha Lulzim Ozuni.

Prej disa kohësh nuk ka mjek dhe infermier. Banorët kërkojë që të insitucionet t’ju riparojnë rrugën, të punësojnë mjekë, infermier dhe mësues. Në të kundërt në Mënik nuk do mbetet asnjë banor.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

11 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

11 months ago

After being adopted, blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

11 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

11 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

11 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

11 months ago