Viral

Televizoni shtetëror rus: Lufta e III Botërore sapo ka filluar

Televizioni shtetëror rus, “Rossiya 1”, ka thënë gjatë një transmetimi të sa se Lufta e III Botërore sapo ka filluar.

Gazetarja Olga Skabeyeva u tha shikuesve se ofensiva e përshkallëzuar lufte mund të quhet me plot gojë Luftë e III Botërore duke shprehur siguri të plotë për këtë.

“Ne patjetër që po luftojmë kundër infrastrukturës ushtarake të NATO-s, edhe pse jo drejtpërdrejt me aleancën. Kjo duhet pranuar”, tha Skabeyeva.

Kjo deklaratë sipas medias britanike Mirror, vjen pasi u bë e qartë nga Moska se ka humbur një agjent të inteligjencës në Ukrainë, duke i dhënë një goditje të madhe spiunazhit elitar të Kremlinit.

Kapiteni Alexey Bogomolov, i regjimentit të 25-të të veçantë të forcave speciale të GRU (Stavropol), u vra gjatë një konflikti, zbuluan mediat në Rusi.

Komentatori ushtarak Dmitry Drozdenko tha në Channel 1 të veçantë shtetëror: “Në fakt, një luftë e plotë në shumë nivele është duke u zhvilluar me Perëndimin kolektiv. Dhe Perëndimi ka kohë që po përgatitet për luftën”.

Prezantuesja Olesya Loseva, mikpritëse e Vremya Pokazhet, u tha shikuesve se Perëndimi tani po furnizonte “miliona armë” në Ukrainë.

Ajo argumentoi se Ukraina po bënte dekretin e Perëndimit duke kryer “ende më shumë provokime, të përgjakshme, të tmerrshme, krejtësisht të paimagjinueshme”.

“Ata pretendojnë se Rusia është një vend jo i denjë për të qenë në hartën e botës dhe se të gjithë rusët duhet të fshihen nga faqja e dheut”, pretendojnë analistët në Rusi .

“Ukrainasit vetë janë ndërgjegjësuar. Ata nuk po shikojnë gjenocide, madje në Kharkiv, po i mirëpresin ushtarët tanë si çlirimtarë të vërtetë. Njerëzit po dalin me flamuj rusë në duar dhe po na mbështesin”, pretendoi gazetarja e njohur.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

9 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

9 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

9 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

9 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

9 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

9 months ago