Shahin Omarov, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Ukrainë i ftuar në studion e “Abc Live” ka treguar se në Zaporozhia të Ukrainës, ka tre fshatra që janë të populluar nga shqiptarë.
Ai ka shpjeguar se zona është nën pushtimin e Rusisë megjithatë Iuftimet nuk janë shumë intensive, për shkak se rusët kërkojnë të tregojnë normalitet pas pushtimit.
Omarov mes të tjerash është shprehur se banorët e këtyre zonave nuk lejohet që të udhëtojnë në vendet e tjera të Ukrainës por vetëm në ato ruse.
“Në zonën e Zaporozhia, janë tre fshatra shqiptar. Janë nën okupacion plotësisht. Unë kam kontakte me ta. Pothuajse çdo ditë marr informacion se çfarë ndodh në këto fshatra. Duke pasur parasysh se janë larg nga qendra, momentalisht nuk ka veprime ushtarake shumë intensive. Ushtria ruse atje ka vendosur pushtetin e vet, dhe drejtohet nga ushtria ruse. Atje funksionojnë dyqanet dhe shkollat pasi Rusia kërkon të tregojë normalitet kur nuk ka rezistencë. Pra kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Krimes duke e cilësuar si pjesë të Rusisë. Por nuk i lejojnë të hynë në pjesë të tjera të Ukrainës. Jo ata jetojnë atje” tha Omarov.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…