Ukraina tha se qëndrimi i Hungarisë se është e gatshme të paguajë me rubla për gazin rus ishte një qëndrim “jomiqësor” që shkatërron unitetin e Bashkimit Evropian mbi pushtimin rus.
“Nëse Hungaria vërtetë dëshiron t’i japë fund Iuftës, ja çfarë duhet të bëjë: të ndalë së shkatërruari unitetin e BE-së, të mbështesë sanksionet e reja kundër Rusisë, të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe të mos krijojë burime të tjera financimi për makinerinë ushtarake ruse. Kurrë nuk është vonë për të dalë në anën e duhur të historisë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko.
Hungaria, që ka mbështetur sanksionet e BE-së për Rusinë, ka thënë se është e gatshme të paguajë me rubla për gazin rus, ashtu siç ka kërkuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Shtetet e Bashkimit Evropian janë shprehur kundër kësaj kërkese të Putinit, duke argumentuar se shkelë kontratat ekzistuese për furnizim me energjinë ruse.
Hungaria po ashtu ka thënë se nuk do të lejojë që territori i saj të përdoret si transit për dërgimin e armëve për Ukrainën, e cila që nga 24 shkurti po përballet me agresionin rus./REL/
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…