Categories: Viral

Ukraina ka sot rëndësi, por edhe Bosnja kishte 30 vjet më parë: Ku ishte reagimi i sotshëm, dikur?

Nga: Ed Vulliamy, raportues nga luftërat e ish-Jugosllavisë në vitet 1990 / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com

Këtë javë do të ballafaqohemi me raporte tjera të tmerrshme nga Ukraina: brutalitet vrastar, vuajtje të njerëzve dhe qëndrueshmëri ndaj këtyre veprimeve. Pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin është gjykuar si dhuna më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por, këtë javë bëhen 30 vjet kur mizoria e ngjashme shpërtheu në Bosnje-Hercegovinë. Më 6-7 prill të para tri dekadave, pasi ShBA-ja dhe BE-ja e njohën republikën e sapolindur të Bosnjës, serbianët e mbështetur nga Rusia, snajperistët dhe armët e artilerisë së serbëve të Bosnjës hapën zjarr drejt kryeqytetit, Sarajevës, duke e shkaktuar masakrën më të keqe që goditi Evropën që nga Rajhu i Tretë. Nëse nuk e ka sot, duhet të lutemi që Ukraina të mos e uzurpojë këtë titull të tmerrshëm.

Komemoracionet e kësaj jave në Sarajevë flasin shumë për të sotmen: jemi të përqendruar te Ukraina, teksa jehonat e dikurshme janë të zhurmshme, emocionet e ndjeshme e kujtimet traumatike. Është sikur të thuash: “Jemi me ju jo vetëm sepse jemi me ju, por sepse kemi kaluar nëpër këtë”.

Megjithatë, janë ca dallime të çuditshme mes dy rasteve. Teksa shumica në Perëndim me të drejtë rreshtohen pas Ukrainës, uragani i dhunës kundër myslimanëve dhe katolikëve kroatë të Bosnjës u përballë me huti, me apati dhe – në mesin e të ashtuquajturve komunitet ndërkombëtar – heshtje e madje mbështetje për agresorët serbianë dhe për serbët e Bosnjës. Në Britani, në krye të këtij paqësimi ishin ata që përshkruheshin si “të mëdhenjtë” e Partisë Konservatore: John Major, Douglas Hurd, Malcolm Rifkind – bashkë me aleatët nga partitë e majta dhe nga intelektualët.

Derisa Perëndimi po e armatos rezistencën e Ukrainës, një embargo armësh prej të gjitha anëve, siç u shprehën liderët dikur, e kurthoi së vepruari armatën e porsalindur partizane boshnjake dhe i dha agresorit avantazhin e duhur e të fuqishëm ushtarak. Teksa makthi në Ukrainë e shtyn “komunitetin ndërkombëtar” të kërkojë zgjidhje brenda tre javëve, ajo në Bosnje u zvarrit për tre vjet.

Në një javë si kjo, më 1992 Sarajeva ra nën një rrethim të gjatë – tetë vjet pas mikpritjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Pothuajse çdo banor mysliman i Bosnjës lindore u vra ose u zhvendos, e shumë gra u mbajtën si pengje në kampet e përdhunimit. Fshatrat dhe xhamitë u dogjën nga rrethimi i pamëshirshëm i “zonave të sigurta” të shpallura nga OKB-ja. Në skajin tjetër të vendit, në gusht të vitit 1992, një ekip i ITN-it dhe unë e zbuluam një gulag kampesh përqendrimi për të burgosurit myslimanë dhe katolikë – që vepronte që nga maji – e ku mijëra veta u vranë, u torturuan dhe u përdhunuan.

Në korrik të vitit 1995, pas tri vjetëve të përgjakshme, tetë mijë burra dhe djem u ekzekutuan brenda pesë ditëve pas rënies së “zonës së sigurt” të Srebrenicës. E, viktimat e këtij gjenocidi iu dorëzuan vrasësve nga vetë forcat dhe ushtarët e OKB-së që u zotuan t’i mbronin ata.

Bosnja nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën: Satko Mujagiq – i mbijetuar i kampit të përqendrimit në Omarska – është në mesin atyre që e dorëzuan një letër të hapur të grupeve të ndryshme të paqes në Ballkan e që flet për tensionet aktuale të krijuara e të shtuara nga aleatët rusë të serbianëve dhe të serbëve të Bosnjës, që duan ta nxisin shkëputjen nga Bosnja të “Donbasit” të serbëve të Bosnjës.

Pra, pse nuk kishte dhe nuk ka rëndësi Bosnja, siç ka me të drejtë Ukraina? Është me rëndësi të përmendet marshimi i shtunës së kaluar, i ngjyrave kaltër e verdhë në Londër, dhe është prekëse kur për dallim nga kjo, 30 vjet më parë numri i protestuesve për Bosnjën ishte shumë më i vogël (ngjyrat e së cilës janë të njëjta).

“Nëse do ta kishim një të dhjetën e mbështetjes publike për Ukrainën dhe një të njëzetën e mbështetjes ushtarake, lufta do të ishte ndalur, njëqind mijë jetë do të shpëtoheshin; gjithashtu, tri vite të humbura dhe shtëpitë e miliona njerëzve”, thotë Damir Sagol që gjatë luftës ishte anëtar i ushtrisë boshnjake, e sot fotograf fitues i Çmimit Pulitzer dhe drejtor i Fondacionit “Warm” (luftë, art, rezistencë, kujtesë) që merret edhe me komemoracionet e kësaj jave.

Shumica e 100 mijë të vdekurve dhe e dy milionë të zhvendosurve në Bosnje ishin sllavë myslimanë dhe disa të mbijetuar mendojnë se mbyllja e syve nga Perëndimi ndodhi sepse këta thjeshtë ishin – myslimanë. Por, shumë viktima ishin kroatë katolikë të Bosnjës dhe i njëjti qëndrim ishte edhe ndaj shkatërrimit të Vukovarit, të qytetit pranë Danubit që u rrafshua për toke e u bë pluhur gjatë luftës së vitit 1991 për pavarësinë e Kroacisë.

Mendoja se masakra në Bosnje ishte shumë afër – “shumë afër Venecias”, siç më tallte dikur në mënyrë satanike, nënkryetari serb i Bosnjës, Nikola Koleviq, kur ishte fjala për mosveprimin e Perëndimit. Por, kjo është ndryshe sot: një pjesë e reagimit për Ukrainën është se, ashtu si Bosnja, është pjesë e Evropës.

Ndoshta Ukraina me të drejtë ka më shumë mbështetje, pjesërisht sepse Putini ka armë bërthamore të cilat të gjithëve na kërcënojnë. Për dallim nga ky, presidenti serb Slobodan Millosheviq nuk e posedonte një arsenal të tillë; por pothuajse çdo reporter në terren në Bosnje dhe shumica e analistëve ushtarakë e dinin se me 48 orë të sulmeve ajrore të NATO-s, të shënjestruara me kujdes, mund t’i jepej fundi mizorisë – siç ndodhi në vitin 1995, tre vjet vonë, kur serbët e Bosnjës kapitulluan menjëherë pas një serie të shkurtër të sulmeve të rrufeshme. Pra, ka pasur shumë arsye për të goditur, kurdo mes viteve 1992 dhe 1995, pa e rrezikuar përhapjen e luftës.

Ndoshta njerëzit u tronditën nga Bosnja se ishte luftë e ndërlikuar, ndërsa Ukraina duket si diçka manikeane (luftë mes të mirës e të keqes – v.j.). Nocioni i “urrejtjeve të vjetra etnike” u shit mirë nga të heshturit. Por, çka është e ndërlikuar apo moralisht e politikisht konfuze në lidhje me “spastrimin etnik” – siç e quajti vetë lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq – me kampet e përqendrimit, të përdhunimit dhe të vdekjes dhe me rrethimin e sotëm të një kryeqyteti evropian? Për Kievin lexo Sarajevën dhe anasjelltas; për Mariupolin lexo Gorazhdën apo Srebrenicën.

Kolumnet duhet të përfundojnë me përgjigje e jo me pyetje, por unë nuk kam përgjigje.

Pse në rastin e Bosnjës ishte në rregull bashkëpunimi me dhunën që edhe sot jehon përmes Putinit? Pastaj – në sferën publike – pse është në rregull t’i jepet Çmimi Nobel shkrimtarit austriak Peter Handke, siç ndodhi në vitin 2019, pasi ai ka shkruar lavde për projektin e “Serbisë së Madhe” dhe ka mbajtur fjalim në varrimin e presidentit Millosheviq, të arkitektit të gjenocidit; e, kur është fjala për kinse feministen liberale Olga Tokarczuk, pse duhej ta shtrëngonte dorën e Handkes kur e pranoi Çmimin e saj Nobel, teksa nënat e Srebrenicës demonstronin përjashta duke qarë? A është në rregull të bëhet baroneshë ish-trockistja Claire Fox – ylli i Brexit-it në GB News dhe në RT, si dhe në Radio BBC – që këmbëngul se kampet e përqendrimit ishin trillim?

Pse nuk kishte dhe nuk ka rëndësi Bosnja, siç ka absolutisht rëndësi Ukraina? Kjo është pyetja që huton – dhe përgjigja që shmanget – që nga prilli 1992. Por, po shohim se historia përsëritet, kurrë më shumë sesa sot.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

3 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

3 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

3 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

3 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

3 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

3 months ago