Pakënaqësia tek veteranët e luftës me qeverinë Kurti vetëm sa po shtohet.
Së fundmi, veteranët paralajmëruan edhe protesta shkaku që Qeveria Kurti nuk i ka përfshirë ata në rritjen e pagës minimale, që automatikisht do t’ua rriste atyre edhe pensionet, të cilat i kanë burim të vetëm të të ardhurave.
Njëri nga veteranët që ka shprehur pakënaqësinë e tij është edhe Faik Zogaj nga Mlleqani i Malishevës, i cili edhe e kishte votuar VV-në në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ai thotë se është e pamundur të jetohet me 170 euro që marrin veteranët, duke parë rritjen e çmimeve të artikujve në vend.
“Një litër vaj ka arritë deri në tri euro, e veterani mbetet me 170 euro sa që as nevojat elemantare personale s’po mund t’i mbulojmë”, thotë ai për lajmi.net.
Tutje, Zogaj thotë se Kurti ka ardhur me premtime të mëdha sipas tij në pushtet, mirëpo që në horizont duket se nuk do t’i përmbushë.
Ai përmend edhe premtimet për vende pune dhe për pastrim të listave të veteranëve.
“Na premtoi që do t’i pastrojë listat, na premtoi vende pune. Kështu që ne s’do ta votojmë asnjë parti”, thotë Zogaj për lajmi.net.
Ndryshe, nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë thënë se Qeveria do të përballet me protesta të ashpra nëse atyre nuk u rriten pensionet bashkë me pagën minimale.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…