Ukraina ka shfaqur raketat britanike Brimstone që përdoren në mbrojtjen e vendit kundër forcave pushtuese ruse të Vladimir Putin.
Sipas mediave britanike, arma është përshtatur për t’u qëlluar nga automjete të vogla në fushën e betejës ukrainase në vend që të përdoret nga aeroplanët Iuftarakë apo dronët e anijeve.
Pamjet e shpërndara nga ushtria e Ukrainës treguan raketat duke u gjuajtur në objektiva. Pamjet dukej se ishin një përmbledhje e pamjeve testuese dhe pamjeve të fushëbetejës.
Ato thuhet se shfaqën momentet kur raketat fluturonin nëpër ajër me shpejtësi të madhe përpara se të përplaseshin në objektivat e tyre, duke shkaktuar shpërthimin.
Një deklaratë të dielën nga ukrainasit është vlerësuar mbështetja nga aleatët e huaj të vendit, veçanërisht dërgimin e armëve dhe trajnimin pasues për përdorimin e pajisjeve të tilla.
Kjo, tha Ukraina, i vendos ata në rrugën e fitores kundër Rusisë.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…