Viral

Vuçiç i drejtohet Kurtit dhe Gjukanoviçit: “Sa për Kosovën dhe Malin e Zi, do të kishim blerë sprej kundër mushkonjave, jo raketa”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është përgjigjur deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç se “Armatosja e vazhdueshme e Serbisë është shprehje e frikës së saj” dhe se “Serbia po armatoset nga armiq të NATO-s”.

Vuçiç tha se Serbia nuk ka blerë sistem mbrojtës kundërajror për t’u ruajtur nga Kosova dhe Mali i Zi, sepse ato nuk kanë forcë ajrore për të sulmuar Serbinë.

“Sistemi jonë shërben për të shkatërruar raketa, aeroplan-mbajtëse ajrore që do të shkelte hapësirën ajrore të Serbisë. Pra, pyes veten se si e rrezikojmë Prishtinën, si po e rrezikojmë Podgoricën në këtë mënyrë? Për të bërë shaka, më mirë të kishim blerë sprej Autan sepse më e rëndësishme për ne është të mbrohemi nga mushkonjat dhe mizat sesa nga ndonjë forcë serioze ajrore që ata mund të kenë. Por t’i lëmë shakatë”, ka thënë Aleksandër Vuçiç në një video-adresim të publikuar në faqen e tij në Facebook.

“Në muajt e fundit fushata për të etiketuar Serbinë e cila vjen prej disa qendrave të fuqisë dhe pjesë të rajonit, është përshpejtuar. Dhe jo më larg se dje, një rol më i theksuar dhe më i zhveshur i urrejtjes ndaj Serbisë dhe gjithçkaje serbe erdhi nga Albin Kurti dhe Millo Gjukanoviç”, vazhdoi të thotë ai.

Vuçiç tha se Kurti dhe Gjukanoviç “po shpërndajnë të pavërteta”, sepse “duan ta paraqesin Serbinë si agresoer, dhe veten si viktima”.

“Kështu që ata përdorën mundësinë që të përdonin blerjen tonë ligjore të mbrojtjes ajrore kineze, që ështlë [e natyrës] mbrojtëse, për t’i thënë të gjithë botës se ne jemi aleatë të Rusisë dhe Kinës që kërcënojmë paqen në rajon, anipse jemi të rrethuar nga territore të NATO-s. Si mund t’i rrezikojmë ne ato me armë mbrojtëse?”, tha Aleksandër Vuçiç.

Të dielen Associated Press lajmëroi për një dërgesë të armëve e mbështjellur me fshehtësi që erdhi nga Kina për në Serbi, me sisteme të sofistikuara kundërajrore. Të hënën zëdhënis kinez i ministrisë së jashtme e konfirmoi atë dërgesë, për çka tha se është “dërgesë e rregullt ushtarake mes Kinës dhe Serbisë”.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

3 months ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

3 months ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

3 months ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

3 months ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

3 months ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

3 months ago