Categories: Viral

Vuçiq e ndjek Veriun e Kosovës me kamera, si Big Brother, thotë se ushtarët e FSK po shëtisin atje

Serbët që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës por edhe në dy qytetet tjera, Leposavic dhe Zubin Potok, janë pothuajse plotësisht të dirigjuar nga Beogradi dhe politika e Aleksander Vucic.
Kjo ka bërë që Serbia dhe Vucic të shtrijnë influencën e tyre në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Madje Vuçiq me një veprim të bërë në konferencën e tij për media të mbajtur para katër ditësh, në një formë ka “konfirmuar” se ka qasje edhe në kamerat e sigurisë që janë të vendosura në veri të Mitrovicës, duke e pasur të mundur kështu të kontrollojë edhe lëvizjet që bëhen në atë pjesë të Republikës së Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media të mbajtur të premten e javës së kaluar, në monitorin prapa shpinës së tij ka publikuar pamje që pretendon se janë të datës 5 maj, e që sipas tij shfaqin një makinë të Ushtrisë së Kosovës që lëviz ne pjesën veriore të Mitrovicës.

Vuçiq në këtë konferencë fillimisht ka shfaqur edhe letrën që mban nënshkrimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, për marrëveshjen e bërë me NATO-n se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk futen në pjesën veriore pa një marrëveshje paraprake me misionin e KFOR-it që është në kuadër të NATO-s.

“Shikoni, kjo është ajo çfarë Thaçi ka nënshkruar, që FSK-ja nuk do të duket në veri të Kosovës. Publikoni pamjet. Këto janë foto të ditës së djeshme dhe të pardjeshme, një veturë me tabela të FSK-së në veri të Mitrovicës”, ka thënë Vucic.

Ai tutje ka vazhduar me pretendimet e tij se Kosova po i shkel të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, përfshirë edhe këto me NATO-n

“Ata po shkelin çdo marrëveshje që e kanë nënshkruar”, ka thënë Vucic, duke shtuar se Kosova nuk shqetësohet për marrëveshjet dhe sipas tij po “synohet të provokohen serbët më qëllim të shkaktimit të incidenteve”.

admin

Recent Posts

A very rare black leopard was spotted in an Indian wildlife park… Scroll down for the video of this unusual beauty…

In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…

1 year ago

People who say they hate pets but later regret it… See their adorable photos below…

Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…

1 year ago

After being adopted, a blind abandoned kitten can’t stop hugging her new father… See appreciating photos of kitten below…

A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…

1 year ago

The saddest cat in the world is now unrecognizable… Read on here to know who is responsible for the change…

Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…

1 year ago

Cats who nail it when it comes to the reality of our professional lives… Watch the most hilarious photos here…

These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…

1 year ago

A lonely truck driver takes in an abandoned stray cat…

Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…

1 year ago