Në një ndër ngjarjet që shënuan fundshekullin e kaluar është Lëvizja gjithëpopullore ose Aksioni i Pajtimit të Gjaqeve i viteve ‘90- 92′. Janë shkruar libra dhe është diskutuar mjaftë, disa e thonë të vërtetën, disa e shmangin atë. Dhe, si gjithmonë ka vetëm një të vërtetë. Po kush ishin këta të rinj e të reja që e nisën këtë aksion historik dhe cila është e vërteta e këtij aksioni. Themeltarja e këtij aksioni, Have Shala rrëfen ngjarjen në detaje.
Në emisonin e radhës n’Demos ka qenë e ftuar, themeltarja e këtij aksioni, ish e burgosura politike, Have Shala, ku ka rrëfyer se si ishin burgosur pak para aksionit të Pajtimit të Gjaqeve.
“Mendimin politikë filluam ta krijojmë që nga viti 80-81. Ishim të rinj fare të rinj. Në vitin 1984 ne u arrestuam, në orën e dytë të mësimit. Ishte ditë e enjte, kishim Astronomi në atë orë. Isha gjimnaziste në vitin e katër. U arrestuam pasi ne kishim shkruar një pamflet, dhe e kishim shpërndarë në qindra ekzemplare në Pejë dhe më gjerë. Ne u arrestuam shumë më vonë, pasi ishim zbuluar që ne ishim ata që e kishim shkruar.” ka rrëfyer Shala n’Demos.
Ish e burgosura politike, Have Shala në emisonin n’Demos ka rrëfyer se çfarë kishte ndodhur në stacionin Policor të Pejës, ku ishin dërguar për tu marr në pyetje. Ajo rrëfen se me vete kishte një letër me emrat e 46 personave që ishin nismëtar të këtij aksioni.
“Secili ishim në një dhomë, ku po u merrnim në pyetje. Në një dhomë ishte Robert Rasaj, e kam dëgju një zë të tmerrshëm, nga aty. Me siguri është ngulfatë, ose e e kanë goditë shumë. Ka qenë mënyra se si ata na kanë marr në pyetje, me gjumje me përplasje, me pështymje, me shumë zhurma, me shumë bërtima, sikur kanë dashtë me kriju një psikoterror, një lloj presioni që të dorzohemi më lehtë. Ajo bërtima që u krijua aty, ajo piskama, ajo kacafytja e tmerrshme, e bëri që personin që na merrte në pyetje, të dilte për një minutë jashtë. At’herë unë e kam shfrytzu rastin, dhe e kam gris letrën aq shumë, e kisha afër një shport të bërllogut, dhe e kam fut brenda dhe për çudi nuk është pyet më për atë letër.” ka treguar Shala.
Ndër të tjera Shala ka treguar edhe tmerrin e përjetuar në stacionin Policor të Pejës. Ajo ishte maltretuar nga 10 burra shqiptarë e serbë deri sa e kishte humbur vetëdijën.
“Në pyetje jam marr në stacionin Policor të Pejës. Pasi jam marr në pyetje kam hyrë në një dhomë, ka qenë dhomë e tmerrit. Ka ardh një grua, dhe më ka thënë ti heqi rrobat e jashtme, se duhet të më masin sa kilogram jam. Sapo i kam heç rrobat e jashtme, kanë hyrë diku më shumë se 10 burra, të cilët kanë bërtitë si kafshët, kanë pshty, e më kanë goditë. Unë e kisha humbur vetëdijën. Kur jam zgjuar e kam parë vetën të lagur. Është njëri prej momenteve që nuk e harroj. Ishin policë serbë, e shqiptarë të përzier, ishin edhe disa serbë që e dinin gjuhën shqipe, por vërehenin nga theksi që janë serbë.” rrëfen Shala në emisonin n’Demos.
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…