Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pas një nate me shumë zhvillime në kryeqytetin e BE-së, ku shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor për një darkë joformale.
Ambasadori Bajrami, nëpërmjet Twitter-it, ka shkruar se në botë ka dy lloje shtetesh.
“Ka dy lloje shtetesh sot në botë: ato që kanë njohur Kosovën… dhe ato që do ta njohin Kosovën”, ka qenë shënimi i tij në platformë, duke ngritur pyetjen nëse një njohje e re po i vjen Kosovës.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka alarmuar sonte popullin serb, duke thënë se ka dëgjuar konfirmimin e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që sipas tij, do të ndodh nesër.
Për pasojë, Vuçiq ka paralajmëruar mbledhjen e Këshillit KOmbëtar të Sigurisë në Beograd në 36 orët e ardhshme. Ai ka thënë se këtij vendimi të Kosovës, Serbia do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet e mundshme politike. /GazetaExpress/
In India’s Tadoba National Park, a highly secretive black leopard was recently spotted. The beautiful…
Bringing a new pet into your home isn’t always an easy decision, especially if someone…
A kitten, later named June, was spotted by a good citizen in Cape Town, South Africa,…
Meet BenBen, the Internet’s saddest cat. The kitten was spending his days in an animal…
These kitties have a complete understanding of how we feel about our jobs. Oh my,…
Meet Paul Robertson and his cat Percy, who are the sweetest couple you’ll ever meet.…